Qershor 20, 2024 08:57 Europe/Tirane
  • Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Iranit takohet me Ismail Haniyeh në Katar

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Iranit, në një takim me shefin e Byrosë Politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) në Doha, diskutoi për zhvillimet në Rripin e Gazës.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Ali Bagheri-Kani, ushtrues detyre i Ministrit të Punëve të Jashtme të Iranit, i cili të mërkurën shkoi në Doha për të bërë një udhëtim disaorësh dhe për të takuar e biseduar me zyrtarë të Katarit për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet në rajon, veçanërisht për situatën aktuale në Rripin e Gazës, ai gjithashtu u takua dhe bisedoi me, kreun e Byrosë Politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas), Ismail Haniyeh.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Iranit, më herët, edhe në një bisedë me Sheikh Mohammad bin Abdulrahman Al Thani, kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Katarit, duke theksuar se vazhdimi dhe përshkallëzimi i krimeve sioniste në Rripin e Gazës nuk do të jetë pa kosto, kërkoi vazhdimin dhe forcimin e ndërveprimit dhe bashkëpunimit mes Teheranit e Dohas si dhe vendeve të tjera islamike për mbrojtjen e popullit palestinez.

 

Tags