Prill 09, 2021 13:52 Europe/Tirane
  • Erakçi: Heqja e sanksioneve të Amerikës, hap i domosdoshëm për ripërtëritjen e marrëveshjes bërthamore

Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se heqja e sanksioneve të Amerikës është një hap i domosdoshëm për ripërtëritjen e marrëveshjes bërthamore.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se mbledhja e dytë e drejtpërdrejtë e komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore e cila ka filluar nga dita e martë në Vjenë me pjesëmarrjen e përfaqësuese të shteteve përkatëse, është zhvilluar sot (të premten).

Paraqitja e një raporti të bisedimeve teknike në mbledhjen e grupeve punuese të ekspertëve për heqjen e sanksioneve dhe për çështje atomike, ishte programi më i rëndësishëm i punës së takimit të sotshëm.

Në takimin e sotëm, përfaqësuesit e BE si koordinatorë të mbledhjeve të ekspertëve, kanë raportuar rezultatet e bisedimeve të ekspertëve të Iranit dhe shteteve të Grupit 4+1 për anëtarët e komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore.

Sejed Abas Erakçi, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit dhe shefi i delegacionit iranian, në këtë takim duke theksuar vullnetin e Republikës Islamike të Iranit për vazhdimin e bashkëpunimit serioz, deklaroi: “Kjo çështjeje varët me vullnetin politik dhe seriozitetin e palëve të tjera, sepse përndryshe nuk do të ketë asnjë arsye për vazhdimin e negociatave. Heqja e sanksioneve të Amerikës të cilat janë vendosur gjatë mandatit të ish-presidentit amerikan është hap i domosdoshëm për ripërtëritjen e marrëveshjes bërthamore dhe vetëm pasi që të vërtetohet në mënyrë konkrete heqja e sanksioneve, Irani do të ketë gatishmërinë për të ndalë hapat e tij kompensuese dhe të kthehet në zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore”.

Në fund të këtij takimi është ra dakord që mbledhja e ardhshme e komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore në nivel të zv/ministrave të punëve të jashtme të zhvillohet të mërkurën e javës së ardhshme në Venë të Austrisë dhe menjëherë të vazhdojnë bisedimet teknike dhe profesionale në kuadër të grupeve të ekspertëve për përgatitjen dhe paraqitjen e një liste të veprimeve të cilat duhet ndërmarrë nga ana e të gjitha palëve në fushën e heqjes së sanksioneve dhe veprimeve atomike për ripërtëritjen e marrëveshjes bërthamore.

Tags