Prill 20, 2021 20:20 Europe/Tirane
  • Eragçi: Çdo devijim në bisedimet e Vjenës do t'i japë fund pjesëmarrjes së Iranit

Negociatori i lartë i Iranit ka paralajmëruar se Teherani do të ndalojë pjesëmarrjen në bisedime me nënshkruesit e marrëveshjes bërthamore sapo bisedimet që po zhvillohen në kryeqytetin austriak, Vjenë, të largohen nga rruga e duhur dhe të shkojnë drejt kërkesave të tepruara dhe humbjes së kohës.

Duke folur pas raundit të fundit të bisedimeve në Vjenë të Martën, Zëvendësministri i Jashtëm iranian Abas Eragçi tha se diskutimet janë "progresive" pavarësisht "vështirësive ekzistuese" me të cilat përballet procesi diplomatik që synon ringjalljen e marrëveshjes bërthamore. Ai përsëriti qëndrimin e Iranit mbi të ardhmen e marrëveshjes dhe tha se delegacioni iranian do të ndalojë negociatat nëse ato shkojnë drejt "kërkesave të tepruara, pazarllëqeve irracionale dhe humbjes së kohës".

 

Tags