May 13, 2021 07:44 Europe/Tirane
  • Zarif: Ne mbështesim qeverinë dhe popullin sirian, në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, në një takim me homologun e tij sirian, theksoi se Irani mbështet qeverinë dhe popullin sirian në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit.

Sipas agjencisë IRNA, Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Javad Zarif, të Mërkurën në Damask u takua me Ministrin e Jashtëm Sirian Faisal Mekdad, në kuadër të vizitës dhe takimeve të tij me zyrtarët sirianë.  Gjatë takimit, Ministri i Jashtëm iranian shprehu kënaqësinë e tij për vizitën në Siri në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe veçanërisht në një situatë ku regjimi sionist është i prekshëm nga rezistenca e drejtë e popullit palestinez. Ndër të tjera ministri Zarif shpresoi eliminimin sa më shpejt të fenomenit ogurzi, terrorizmit. Zarif gjithashtu shprehu kënaqësinë për suksesin e qeverisë siriane në rezistencën ndaj terrorizmit ekonomik amerikan i cili ka vendosur sanksione ndaj Sirisë dhe tha: Sot, terrorizmi po përhapet në fushën mjekësore dhe po privon vaksinat për popullin e Iranit dhe Sirisë. Ministri i Jashtëm sirian Faisal Mekdad gjithashtu falënderoi Republikën Islamike të Iranit për mbështetjen e saj për popullin dhe qeverinë siriane dhe theksoi nevojën për bashkëpunim midis dy vendeve në organizatat ndërkombëtare dhe rajonale, si dhe forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit midis dy vendeve në misionet dypalëshe.

Tags