May 18, 2021 16:24 Europe/Tirane
  • Zarif bisedon me kryetarin e komisionit për politikë të jashtëm të Senatit të Italisë

Ministri i punëve të jashtme të Iranit në vazhdim të vizitës së tij në Itali, është takuar dhe ka biseduar me kryetarin e komisionit për politikë të jashtme në Senatin e Italisë.

Zyra për informim e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, shefi i diplomacisë iraniane, ditën e shtunë në takim me Peroçili, kryetarin e komisionit për politikë të jashtme në Senatin e Italisë, ka biseduar në lidhje me çështje të ndryshme ndërkombëtare dhe bilaterale.

Muhamed Xhavad Zarif që nga dita e enjte ka filluar turneun e tij evropian duke filluar nga Spanja ku është takuar me ministren e punëve të jashtme të Spanjës, me ministrin e industrisë, tregtisë dhe turizmit të këtij vendi i cili drejton edhe kryesinë e palës spanjolle të komisionit të përbashkët për bashkëpunime ekonomike mes Spanjës dhe Iranit. Zarif gjatë këtyre takimeve ka biseduar për zgjerimin e bashkëpunimeve të përbashkëta në sferën e marrëdhënieve bilaterale, si dhe ka biseduar për bashkëpunime në lidhje me çështjet me interes të të dy palëve në nivel ndërkombëtar.

Ministri i jashtëm i Iranit ditën e diele ka arritur në Romë ku ka filluar takimet me autoritetet italiane si në Vatikan është takuar me Papën.

Tags