Korrik 17, 2022 20:22 Europe/Tirane
  • Lideri Suprem amniston mijëra të burgosur me rastin e Kurban Bajramit  dhe Festës së Ghadir Khomit

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei ka falur ose ka reduktuar dënimet për një grup të madh të burgosurish iranianë, me rastin e dy festave të rëndësishme islame.

Ajetollah Khamenei të dielën ra dakord për faljen ose uljen e dënimeve të 2,272 të burgosurve me rastin e Kurban Bajramit  dhe Festës së Ghadir Khomit, të cilat këtë vit bien përkatësisht më 10 dhe 18 korrik. Vendimi i Liderit Suprem erdhi në përgjigje ndaj një letre nga shefi i Gjyqësorit të Iranit Gholamhossein Mohseni-Ezhei, i cili prezantoi të burgosurit e kualifikuar për amnisti. Kërkesa zyrtare për amnisti u miratua në zbatim të paragrafit të 11-të të nenit 110 të Kushtetutës, i cili i jep Liderit Suprem të Revolucionit Islamik të drejtën për të falur ose ulur dënimin e të dënuarve me rekomandim të kreut të Sistemit të Drejtësisë.

 

Tags