Shtator 11, 2022 08:04 Europe/Tirane
  • Irani: Trojka evropiane duhet të pranojë pasojat nëse vazhdon të ndjekë shembullin e Izraelit në bisedimet bërthamore

Irani ka kritikuar deklaratën e fundit "jokonstruktive dhe të pamenduar" të lëshuar nga tre nënshkruesit evropianë të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, duke thënë se Trojka evropiane (E3) duhet të pranojë pasojat nëse vazhdon të ndjekë shembullin e Izraelit.

"Është për të ardhur keq që duke lëshuar një deklaratë të tillë të pamenduar, tre vendet evropiane (Franca, Britania dhe Gjermania) kanë ndjekur hapat e regjimit sionist në një rrugë që do të çojë në dështimin e negociatave," tha të shtunën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit Nasser Kanani. “Është e qartë se nëse një qasje e tillë vazhdon, E3 duhet të pranojë gjithashtu përgjegjësinë për pasojat e saj”, shtoi ai. Kanani paralajmëroi treshen evropiane që të mos ndikohet nga palët e treta që kanë qenë kundër negociatave dhe tani po bëjnë përpjekjet e tyre maksimale për të prishur bisedimet. Ai theksoi se në një kohë që janë duke u zhvilluar përpjekjet dhe ndërveprimet diplomatike ndërmjet palëve negociuese dhe koordinatorit të bisedimeve për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore, është befasuese që E3 ka nxjerrë një deklaratë të tillë pavarësisht qasjes së orientuar drejt rezultatit që u vërejt në negociata. Zëdhënësi iranian riafirmoi edhe një herë vullnetin e mirë dhe synimin serioz të Iranit për të arritur një marrëveshje përfundimtare për heqjen e sanksioneve dhe tha se palët negociuese kanë arritur sukses në disa momente për shkak të iniciativave dhe qasjeve të Republikës Islamike. Duke vënë në dukje mosveprimin e E3 në muajt e fundit dhe lëvizjen e saj të motivuar politikisht për të propozuar një rezolutë kundër Iranit, e cila u miratua nga Bordi i Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA) në qershor, Naser Kanani këshilloi të tre vendet që "në vend të hyrjes në fazën e shkatërrimit të procesit diplomatik, të luajnë rol më aktiv në ofrimin e një zgjidhjeje për t'i dhënë fund disa pikave të mbetura të pazgjidhura." Ai këshilloi evropianët që të kompensojnë dështimin e tyre për të përmbushur detyrimet e tyre ndaj kombit iranian dhe të shmangin gjuhën e kërcënimit. "Dështimi maksimal i SHBA-së në fushatën e presionit maksimal kundër Iranit duhet të jetë një mësim për të gjitha palët që pa u thelluar mendojnë se kërcënimet dhe sanksionet mund të pengojnë popullin iranian të ndjekë të drejtat e tij maksimale dhe të sigurojë interesat e tij," tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit.

 

Tags