Shtator 22, 2022 08:21 Europe/Tirane
  • Amir Abdollahian: Irani është i gatshëm të arrijë një marrëveshje të mirë dhe të qëndrueshme

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian, të mërkurën në një takim në Nju Jork me Simon Coveney, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Irlandës, deklaroi se Republika Islamike e Iranit është e gatshme të arrijë një marrëveshje të mirë dhe të qëndrueshme.

Sipas IRNA, Amir-Abdollahian në këtë takim deklaroi se Republika Islamike e Iranit është e gatshme të arrijë një marrëveshje të mirë dhe të qëndrueshme, duke shtuar se arritja e një marrëveshjeje kërkon vendosmëri dhe vullnet të mirë nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe të tri qeverive evropiane. Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit theksoi më tej se, në dritën e marrëveshjes bërthamore, sanksionet e njëanshme kundër Iranit duhet të hiqen dhe dosja e akuzave bërthamore të Iranit në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike duhet të mbyllet. Amir-Abdullahian theksoi edhe zgjerimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në fushën diplomatike, parlamentare dhe ekonomike. Në këtë takim, ministrat e jashtëm të Iranit dhe Irlandës diskutuan zhvillimet e fundit në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe dhe mënyrat për zgjerimin e marrëdhënieve në fusha të ndryshme tregtare, ekonomike dhe politike, ngjarjet botërore dhe negociatat për heqjen e sanksioneve. Në këtë takim, ministri i Jashtëm i Republikës së Irlandës vuri në dukje e interesimin e vendit të tij për thellimin e marrëdhënieve me Republikën Islamike të Iranit dhe tha: "Ekziston një dëshirë e madhe për të diversifikuar marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike të dy vendeve". Duke iu referuar negociatave të Vjenës, Simon Coveney e konsideroi arritjen e një marrëveshjeje si një mundësi të mirë për të gjitha palët si dhe për komunitetin ndërkombëtar.

 

Tags