Dhjetor 21, 2022 08:12 Europe/Tirane
  • Reagimi i zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane për nderimin e kreut të grupit terrorist të hipokritëve nga Pompeo

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit tha: Veprimi i fundit i disa të falimentuarve politikë amerikanë në "shplarjen e terrorizmit" dhe nderimi i turpshëm i liderit të grupit terrorist MEK dhe mercenarit kriminal të Sadamit, edhe një herë tregoi fytyrën e rreme të të drejtave amerikane të njeriut.

“Nasser Kanani Chafi”, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, të martën në Twitter në reagim ndaj deklaratave të ish-sekretarit të shtetit të SHBA-së, “Mike Pompeo” për “Marjam Raxhavi”, liderit të grupit terrorist të hipokritëve të MEK shkroi: Aleanca e regjimit amerikan me terroristët dhe vrasësit e më shumë se 17 mijë qytetarëve iranianë u bë edhe më e dukshme. Kanani Chafi shtoi:   Edhe pse regjimi amerikan u është drejtuar falimentuesve dhe kriminelëve për të ushtruar presion ndaj qeverisë dhe popullit iranian, kjo tregon se duart e tyre janë bosh. Megjithatë ky fakt nuk zvogëlon aspak përgjegjësitë ligjore dhe ndërkombëtare të Uashingtonit për shkeljen e të drejtave të kombit iranian dhe mbështetjen e gjerë të tij ndaj organizate terroriste. Në një takim anti-iranian, Mike Pompeo, ish-sekretari i Shtetit i administratës Trump, deklaroi se nuk ka asnjë shpresë për bashkëpunim me Republikën Islamike. Në këtë takim ku mori pjesë virtualisht edhe Marjam Raxhavi, liderja e grupit terrorist MEK, 250 senatorë amerikanë mbështetën planet e liderit të grupit terrorist të hipokritëve MEK dhe në këtë takim Pompeo e zgjodhi Marjam Rajavi si presidente të Iranit. Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir Abdullahian, në margjinat e Forumit të tretë të Dialogut në Teheran, gazetarëve u tha: Pompeo është një element me datë të skaduar i Amerikës dhe ata u ulën me një grup tjetër me datë të skaduar që tradhtuan sigurinë dhe paqen e bashkatdhetarëve të tyre dhe që janë përgjegjës për vrasjen dhe martirizimin e 17 mijë burrave, grave, fëmijëve iranianë.  Takime të tilla nuk kanë vlerë dhe ndikim.

Tags