Prill 11, 2023 18:07 Europe/Tirane
  • Gjeneral Ramzan Sharif: Ëndrra e regjimit sionist nga Nili deri në Eufrat u shkatërrua

Shefi i Shtabit të Intifadës dhe Kudsit të Këshillit Koordinues të Predikimit Islamik të Iranit deklaroi se rrethanat aktuale në rajon janë vendosur në favor të Palestinës dhe ëndrra e sionistëve për të arritur nga Nili deri në Eufrat është shkatërruar.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se gjeneral brigade Ramzan Sharif, kreu i Shtabit të Intifadës dhe Kudsit të Këshillit Koordinues të Predikimit Islamik të Iranit, në një konferencë për shtyp deklaroi se Dita Botërore e Kudsit këtë vit do të jetë një ditë ndryshe nga viti i kaluar, duke shtuar se muaji i Ramazanit deri më tani, nuk ka pasur ditë që sionistët të kenë në paqe.

Gjeneral Ramzan Sharif shtoi se është hera e parë që ka unitet mes grupeve palestineze dhe nuk flitet për kompromis apo dialog. Në frontin e rezistencës është krijuar unitet veprimi dhe një dhomë e përbashkët për operacione.

Gjeneral Ramzan Sharif deklaroi se regjimi sionist është armiku numër një i Iranit dhe vendeve islamike dhe shtoi se ëndrra e sionistëve për të pushtuar territoret nga Nili deri në Eufrat është shkatërruar dhe pavarësisht mohimit të izraelitëve, emigrimi i kundërt i më shumë se dy milionë sionistëve është duke u zhvilluar për çdo ditë.

Në një pjesë tjetër të fjalës së tij, Gjeneral Ramzan Sharif duke iu referuar rrugëve të marshimit me rastin e Ditës Botërore të Kudsit në Teheran, tha: "Slogani kryesor i Ditës Botërore të Kudsit është përcaktuar të jetë "Boshti i unitetit të botës islame dhe çlirimi i Kudsit" dhe kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit do të mbajë një fjalim në Teheran".

Ramzan Sharif shtoi se për të mbështetur popullin palestinez, të enjten në mbrëmje të kësaj jave do të mbahet një paradë detare e vendeve të boshtit të rezistencës si një nga programet e Ditës Botërore të Kudsit.

Vlen të theksohet se e premtja e fundit e muajit të shenjtë Ramazan që këtë vit përkon me 14 prill 2023, është Dita Botërore e Kudsit.

 

Tags