Shtator 03, 2023 09:07 Europe/Tirane
  • Zëvendësi ligjor i presidentit: Do të regjistrojmë padinë kundër Amerikës për krimin e vrasjes së dëshmorit Sulejmani

Zëvendësi ligjor i presidentit të Republikës Islamike të Iranit theksoi: Ne do të regjistrojmë padinë tonë kundër Amerikës për krimin e vrasjes së dëshmorit Sulejmani.

“Mohammed Dehghan”, zëvendësi ligjor i presidentit, tha: “Rasti i rëndësishëm për Iranin është rasti i martirit Sulejmani dhe ne për këtë çështje kemi marrë mendimet e avokatëve ndërkombëtarë”. Zëvendësi ligjor i presidentit shtoi: Në këtë muaj do t'i jepet paralajmërimi i nevojshëm Amerikës dhe pas gjashtë muajsh duhet t'i ftojmë amerikanët në arbitrazh dhe nëse ata nuk pranojnë do ta regjistrojmë padinë në Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Dehghan gjithashtu tha se Gjykata e Drejtësisë i ka dhënë Amerikës dy vjet kohë për të paguar dëmet e Iranit. Zëvendësi ligjor i presidentit shtoi: Një tjetër padi e rëndësishme është në fushën e sanksioneve, ku ne kemi dorëzuar rreth 10 vëllime të veprave të sanksionuara nga SHBA kundër Iranit. “Dehghan” deklaroi: Amerika ka edhe rreth 2 muaj për të regjistruar versionin e saj përfundimtar. Zëvendësi ligjor i presidentit vuri në dukje: Është ngritur padi rreth rastit të grabitjes së aseteve iraniane nga ana e SHBA.

Tags