Shtator 30, 2023 09:18 Europe/Tirane
  • Irani është i përkushtuar për avancimin e teknologjisë dhe eksplorimin paqësor të hapësirës

Në një mesazh duke iu referuar vendosjes së satelitit Noor 3 në orbitën e Tokës, përfaqësia iraniane në Kombet e Bashkuara shkruan: Republika Islamike e Iranit është e përkushtuar për avancimin e teknologjisë dhe eksplorimin paqësor të hapësirës.

Përfaqësia i Iranit iu referua edhe deklaratës së zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, i cili reagoi ndaj veprimit të Iranit dhe shkroi: Lidhur me kërcënimin e sanksioneve në fushën hapësinore dhe raketore, ju lutemi referojuni departamentit tuaj të Thesarit. Republika Islamike e Iranit mbetet e përkushtuar ndaj avancimit teknologjik dhe eksplorimit paqësor të hapësirës – përpjekje që janë vërtet në shërbim të njerëzimit. Sateliti Noor 3 hyri në orbitë të mërkurën e kaluar në një lartësi prej 450 kilometrash (280 milje) mbi sipërfaqen e Tokës. Noor 3 u lëshua në hapësirë me anë të transportuesit satelitor me tre faza "Kased".

Tags