Mars 28, 2024 15:06 Europe/Tirane
  • Reagimi i Iranit ndaj miratimit të gjenocidit të regjimit sionist kundër popullit palestinez

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha se pas raportit të OKB-së për gjenocidin e popullit palestinez nga sionistët, qeveritë dhe organizmat ndërkombëtare janë subjekt i gjykimit të historisë.

Françeska Albanese, raportuesja speciale e OKB-së për çështjet e të drejtave të njeriut për Palestinën, paraqiti raportin e saj për Rripin e Gazës në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë të martën dhe arriti në përfundimin se regjimi sionist po kryen gjenocid në këtë rrip. Pas leximit të këtij raporti, dhjetëra diplomatë e mbështetën atë. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanani i është përgjigjur këtij raportimi në rrjetin social X dhe ka shkruar: “Krimi gjenocidal i regjimit sionist kundër palestinezëve tani është konfirmuar dhe sqaruar nga raportuesja speciale e OKB-së.”  Kanani shtoi: “Qeveritë kombëtare, asambletë dhe institucionet ndërkombëtare politike e juridike tani jo vetëm i nënshtrohen gjykimit të opinionit publik botëror, por edhe gjykimit të historisë. A do t’i përmbushin përgjegjësinë e tyre njerëzore, ligjore dhe historike?”. Që nga 7 tetori i kaluar, me mbështetjen e plotë të vendeve perëndimore dhe me heshtjen e komunitetit ndërkombëtar, regjimi sionist ka nisur një masakër masive në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor kundër popullit të pambrojtur dhe të shtypur palestinez.  Heshtja e institucioneve të të drejtave të njeriut përballë krimeve të Izraelit ka çuar në vazhdimin e vrasjes së grave dhe fëmijëve palestinezë.  Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, që nga fillimi i krimeve të regjimit sionist në Rripin e Gazës, më 7 tetor, janë martirizuar 32.552 palestinezë dhe janë plagosur 74.980 persona, shumica e të cilëve janë gra dhe fëmijë.

Tags