Mars 28, 2024 15:11 Europe/Tirane
  • Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez u takua me Udhëheqësin Suprem të Revolucionit Islamik

Sipas IRNA-s, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez Ziyad Al-Nakhale dhe delegacioni që e shoqëronte u takuan dhe biseduan me Ajatollah Khamenei, liderin e Revolucionit Islamik.

Detajet e këtij lajmi do të publikohen pas marrjes së tij nga baza informative e Zyrës së Liderit Suprem të Revolucionit Islamik. Të martën, më 26 mars, Ismail Haniyeh, kreu i zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) dhe delegacioni u takuan me Udhëheqësin Suprem të Revolucionit Islamik. Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik, duke vlerësuar qëndrimin e pashembullt të forcave të rezistencës palestineze dhe popullit të Gazës, theksoi: Republika Islamike e Iranit nuk do të hezitojë të mbështesë kauzën e Palestinës dhe popullin e shtypur dhe rezistent të Gazës. Këto takime janë zhvilluar në një situatë ku Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka miratuar së fundmi një rezolutë për vendosjen e një armëpushimi të menjëhershëm në Gaza.

 

Tags