Mars 28, 2024 16:37 Europe/Tirane
  • Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik: Gaza është fituesja kryesore e fushëbetejës kundër regjimit gjenocidal izraelit

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik i quajti forcat e rezistencës dhe popullin e Gazës fitimtarë në fushën e betejës kundër regjimit gjenocidal izraelit dhe theksoi:Lartësia e dinjitetit dhe pozitës së popullit të Gazës dhe Palestinës dhe dështimet e regjimit sionist në këtë luftë gjashtëmujore është një ngjarje dhe fenomen hyjnor.

Ajatullah Khamenei, Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik, në një takim me Ziyad al-Nakhala, Sekretarin e Përgjithshëm të Xhihadit Islamik në Palestinë dhe delegacionin shoqërues, duke iu referuar krimeve të kryera nga regjimi sionist me vrasjen e popullit të Gazës, tha: Fakti që regjimi sionist, me të gjitha pajisjet e tij ushtarake dhe mbështetjen e fuqive mizore të botës, po vret gra dhe fëmijë, tregon se ky regjim nuk është i aftë të përballet me forcat e rezistencës dhe t'i mposhtë ato. Ajatullah Khamenei iu drejtua Sekretarit të Përgjithshëm të Xhihadit Islamik Palestinez dhe tha: Me hirin e Zotit, ju do të shihni fitoren përfundimtare të popullit të Gazës. Ziyad al-Nakhala,  Sekretari i Përgjithshëm i Xhihadit Islamik të Palestinës, gjithashtu vlerësoi mbështetjen e Republikës Islamike të Iranit për çështjen e Palestinës, si dhe nderoi kujtimin e martirit gjeneral Kasem Suleimanit, ish-komandantit të forcave Kods të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike dhe tha: Pavarësisht të gjitha vështirësive dhe komploteve, populli i Gazës, së bashku me forcat e rezistencës, kanë mundur të mposhtin planin e Amerikës dhe të regjimit sionist dhe mbështetësve të tyre për të shkatërruar rezistencën me pozitën e tyre unike. Sekretari i Përgjithshëm i Xhihadit Islamik Palestinez shtoi: Populli i Gazës dhe forcat e rezistencës janë të vendosur të vazhdojnë të qëndrojnë deri në fitoren përfundimtare dhe me hirin e Zotit fitorja përfundimtare do të arrihet në një të ardhme jo shumë të largët.

 

Tags