Prill 07, 2024 20:50 Europe/Tirane
  • Kryeparlamentari iranian: Epoka e bullizmit të Izraelit në Azinë Perëndimore ka përfunduar

Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Kalibaf tha se epoka e bullizmit të Izraelit të mbështetur nga SHBA-të në Azinë Perëndimore ka përfunduar dhe regjimi sionist po shkon drejt rënies së tij.

Kalibaf i bëri komentet të dielën gjatë një sesioni të hapur parlamentar në Teheran, ndërsa regjimi i Tel Avivit është zhytur në krime që shkelin të gjitha rregullat ndërkombëtare pas dështimeve në gjashtë muajt e luftës gjenocidale në Rripin e Gazës.

“Duke vënë në shënjestër konsullatën e Iranit në Siri, armiku sionist dëshmoi edhe një herë se nuk njeh kufij në krime dhe se është aq i pandershëm dhe i urryer në botë sa që shkel hapur të gjitha ligjet ndërkombëtare”, tha ai.

Kalibaf tha se kombi iranian do të ndërmarrë një ndëshkim udhëzues dhe të ashpër ndaj Izraelit që do të përshpejtojë rënien e tij.

"Sa më shumë krime të kryejë regjimi sionist, aq më i dobët bëhet ai ... duke e bërë më të vendosur dhe më të motivuar rezistencën kundër tij," pohoi Kryetari i Parlamentit iranian.

 

Tags