Prill 08, 2024 09:13 Europe/Tirane
  • Lideri suprem i Revolucionit Islamik në takimin me studentët: Vështrim analitik, përkrah vështrimit krenar për progresin

Lideri suprem i revolucionit islamik theksoi se e ardhmja e vendit është një e ardhme më e mirë se situata aktuale dhe pasi u kërkoi studentëve dhe organizatave studentore që të paraqesin rrugëzgjidhje të reja për arritjen e këtij qëllimi premtues për progresin pa prapambetje materiale dhe spirituale theksoi: Edukimi i studiuesve, prodhimi i shkencës dhe drejtimi i këtyre dy kategorive janë tre detyrat kryesore të universitetit.

Ajetullah Khamenei, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, gjatë takimit të djeshëm me studentë dhe përfaqësues të organizatave politike, sociale, kulturore dhe shkencore të universiteteve, natyrën e mjedisit studentor e përshkroi si të hareshme, të gjallë, plot energji dhe entuziazëm, kërkuese dhe spirituale dhe shtoi: Çdo propozim duhet të jetë realist dhe i pjekur, duke pasur një këndvështrim të thellë analitik dhe intelektual, që do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve. Hazreti Ajetullah Khamenei Ramazanin e sivjetshëm e quajti një muaj të mbarë përsa i përket aspekteve shpirtërore në shoqëri, duke përfshirë këtu zgjerimin e takimeve fetare dhe i këshilloi studentët që të ruajnë ndriçimin dhe pastërtinë e arritur në këtë muaj. Mënyra kryesore për të arritur këtë qëllim është shmangia e mëkatit. Lideri Suprem i Revolucionit Islamik tha se neglizhenca ndaj asaj që disa veprime janë mëkat e konsideroi si arsyen kryesore të kryerjes së këtyre mëkateve dhe tha: Disa biseda dhe shkrime në hapësirën kibernetike, të cilat bëhen pa kërkime, vëmendje dhe kujdes, janë shembuj të mëkatit të pakujdesshëm, por njeriu duhet të jetë përgjegjës para Zotit. Hazreti Ajetullah Khamenei studentin e përshkroi si një faktor të ri, të fuqishëm, të motivuar, një person me "dije dhe mendim" dhe premtues dhe tha: Sipas këtyre karakteristikave, studentët pritet të jenë aktivë dhe të ndjeshëm ndaj së ardhmes. Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik tha: Idealet e Republikës Islamike përmblidhen në dy kapituj të përgjithshëm: "Administrimi i vendit në mënyrën islame" dhe "dhënia e një modeli për njerëzit e botës për mirë administrimin e një vendi", të cilat studentët në rrethet intelektuale dhe studimore, takimet dhe komunikimit me ekspertë që besojnë në revolucion, duhet të jenë aktivë dhe të përpiqen për mënyrat e realizimit të këtyre dy kapitujve. Ai shtoi: Të administrosh vendin në mënyrë islame do të thotë të jesh në rrugën e përparimit të vazhdueshëm material dhe shpirtëror pa u kthyer prapa; Mirëqenia e përgjithshme, siguria fizike dhe morale, përparimi shkencor, zgjerimi i shëndetit, mbajtja e popullsisë në moshë të re, të gjitha llojet e ndërtimeve dhe risive dhe drejtësia janë temat kryesore të përparimit material. Hazreti Ajetullah Khamenei gjithashtu diturinë e quajti shtyllën kryesore të universitetit dhe përmendi tre detyrat kryesore të universitetit, të cilat janë: "edukimi i dijetarit", "prodhimi i diturisë" dhe "drejtimi i edukimit të dijetarit, si dhe prodhimi i shkencës". Më tej ai shtoi: Universitetet e botës kanë probleme në detyrën e tretë, që është drejtimi i edukimit të dijetarëve dhe prodhimit të shkencës dhe për këtë, prodhimet e tyre bëhen vegla të fuqive arrogante dhe sioniste. Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik, duke theksuar se të gjithë përbërësit e universitetit, përfshirë administratorët, profesorët, studentët dhe tekstet shkollore duhet të përkushtohen në këto tre detyra të rëndësishme, një pjesë të rëndësishme të reputacionit global të Iranit ia atribuoi përparimit shkencor dhe teknologjik të vendit dhe shtoi: Duhet e ruajtur këtë prestigj, vendi duhet pasuruar shkencërisht, por sigurisht që fuqitë arrogante nuk e pëlqejnë këtë fuqi dhe prestigj të Iranit.

Tags