Prill 09, 2024 20:18 Europe/Tirane
  • 5 policë iranianë vriten në një sulm terrorist në Sistan dhe Baluchestan

Të paktën pesë policë iranianë janë vrarë në një sulm terrorist në provincën juglindore të Iranit, Sistan dhe Baluchestan.

Alireza Marhamati, zëvendësguvernatori provincial i sigurisë dhe zbatimit të ligjit, tha se një numër i njerëzve të armatosur të lidhur me të ashtuquajturin grup terrorist Jaish al-Adl sulmuan të martën patrullat e policisë në qarqet Sib dhe Soran.

Ai tha se forcat e sigurisë vazhdojnë kërkimet për gjetjen e autorëve.

"Grupi terrorist Jaish-e-Zalum regjistron në emrin e tij çdo incident që ndodh nga kriminelët dhe prishësit e rendit dhe sigurisë në mënyrë që ta zmadhojë atë," tha zyrtari iranian.

Grupi terrorist i ashtuquajtur Jaish al-Adl ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Javën e kaluar, ky grup terrorist nisi sulme në objekte publike, si dhe në baza ushtarake dhe të zbatimit të ligjit në provincë.

Korpusi i Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) tha se sulmet gjatë natës të së enjtes filluan me qëllimin për të kapur selitë e IRGC në qytetet Chabahar dhe Rask, por ato u penguan nga forcat e sigurisë që humbën 10 anëtarë.

Terroristët e Jaish al-Adl pësuan 18 viktima në përleshjet që pasuan me forcat e sigurisë.

 

Tags