Prill 10, 2024 21:05 Europe/Tirane
  • Lideri Suprem i Revolucionit Islamik: Çështja e Gazës është në krye të çështjeve të botës islame

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik e quajti çështjen e Gazës të pashmangshme dhe në krye të çështjeve të botës islame dhe një çështje që kërkon ndjenjën e përgjegjësisë nga të gjithë.

Sipas qendrës informative të Zyrës së Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei, mëngjesin e kësaj të mërkure, në një takim me zyrtarë të Iranit, ambasadorë të vendeve islamike dhe një grup përfaqësuesish të sferave të ndryshme të shoqërisë me rastin e Fitër Bajramit, theksoi: "Zemrat e kombeve, madje edhe të kombeve jomyslimane, janë me të shtypurit e Palestinës dhe Gazës, siç dëshmohet nga tubimet e paprecedenta në Afrikë, Azi, Evropë, madje edhe në Amerikë kundër krimeve të sionistëve".

Ajetollah Khamenei duke vlerësuar pjesëmarrjen masive të popullit iranian në manifestimin e Ditës Botërore të Kudsit dhe duke uruar popullin iranian dhe gjithë popujt myslimanë për festën e madhe të Fitër Bajramit, theksoi: Manifestimi i Ditës Botërore të Kudsit këtë vit ishte më madhështor se vitet e tjera dhe në një kuptimin e plotë të fjalës u kthye në një vërshim popullor".

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik tha se megjithë përpjekjet e shumta të sionistëve dhe aleatëve dhe mediave të tyre për të lënë në harresë çështjen palestineze, tashmë kjo çështje është kthyer në çështjen primare të botës islame dhe të popujve të botës dhe shtoi: " Megjithëse popujt kanë ndjenjë përgjegjësie, për fat të keq qeveritë nuk kanë kryer obligimet e tyre".

Ai shprehu keqardhjen për faktin se në kulmin e krimeve të regjimit sionist kundër grave dhe fëmijëve palestinezë, disa shtete myslimane kanë ndihmuar Izraelin dhe në lidhje me këtë theksoi: " Këto ndihma për regjimin kriminel sionist janë tradhti ndaj Umetit Islamik, por edhe ndaj vetë vendeve që e kryejnë këtë veprim, sepse kontribuon edhe në shkatërrimin e vetë këtyre vendeve. Është një tradhti, sepse këto ndihma forcojnë institucionet e një regjimi sionist në rënie në formën e normalizimit, përfituesi i vetëm i të cilit do të ishte regjimi sionist".

Ajetollah Khamenei gjithashtu i bëri thirrje botës myslimane që të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet me regjimin izraelit.

“Qeveritë myslimane duhet të ndërpresin lidhjet e tyre ekonomike dhe politike me regjimin sionist,” deklaroi ai duke shtuar se në të ardhmen e afërt, “më e pakta që mund të presim nga vendet myslimane është që ato të ndërpresin të paktën përkohësisht çdo lidhje me regjimin sionist dhe të mos i ofrojnë asnjë ndihmë për sa kohë që ai vazhdon krimet e tij kundër palestinezëve.”

 

Tags