Prill 13, 2024 20:59 Europe/Tirane
  • IRGC kap një anije  të lidhur me Izraelin në Ngushticën e Hormuzit

Forcat speciale detare të Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) kanë kapur një anije konteinerësh MSC Aries të lidhur me Izraelin pranë ngushticës së Hormuzit, raporton agjencia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA.

Anija u ndalua nga Forca Speciale e Marinës Sepah (SNSF) në një operacion me helikopter dhe dislokim të forcave në kuvertën e anijes, tha të shtunën kjo agjenci .

"Anija tani është drejtuar drejt ujërave territoriale të Iranit," tha IRNA.

Anija me flamur portugez, e operuar nga Zodiac Maritime, është në pronësi të manjatit izraelit të pasurive të paluajtshme, energjisë, teknologjisë dhe transportit Eyal Ofer, shtoi burimi.

Zodiac Maritime është pjesë e grupit Zodiac të miliarderit izraelit.

Një video e publikuar nga IRGC tregon komandot e SNSF-së duke u hedhur  mbi një pirg kontejnerësh në kuvertën e anijes.
Raportet thanë se MSC Aries ishte ankoruar për herë të fundit jashtë Dubait duke u nisur drejt ngushticës së Hormuzit të premten. Anija thuhet se kishte fikur të dhënat e saj të gjurmimit, të cilat kanë qenë të zakonshme për anijet e lidhura me Izraelin që lëvizin nëpër rajon.

Incidenti vjen në kohën kur Izraeli po përgatitet për një hakmarrje iraniane pas sulmit të regjimit sionist më 1 prill në një ndërtesë në kompleksin e ambasadës iraniane në kryeqytetin sirian  Damask, i cili vrau shtatë këshilltarë ushtarakë të IRGC-së, duke përfshirë dy gjeneralë.
 

Tags