Prill 14, 2024 09:42 Europe/Tirane
  • Ambasadori i Iranit: Nëse Izraeli ndërmerr sërish aksion ushtarak, përgjigja e Teheranit do të jetë edhe më vendimtare

Amir Saeed Irvani, ambasadori i Iranit dhe përfaqësuesi i përhershëm në Kombet e Bashkuara, të shtunën në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit njoftoi: Nëse regjimi izraelit përsëri ndërmerr ndonjë veprim ushtarak, përgjigja e Iranit do të jetë sigurisht edhe më e fortë dhe më vendimtare. 

Sipas IRNA, Amir Saeed Irvani, Ambasadori dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara, në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, të shtunën theksoi: Ndërsa paralajmëron kundër çdo provokimi të mëtejshëm ushtarak nga regjimi izraelit, Republika Islamike e Iranit thekson angazhimin e saj të palëkundur për të mbrojtur dhe për t'iu përgjigjur fuqishëm dhe në përputhje me ligjet ndërkombëtare kundër çdo kërcënimi apo agresioni kundër popullit, sigurisë kombëtare dhe integritetit territorial të Iranit. Irvani shtoi se pas sulmeve të armatosura të regjimit izraelit ndaj objekteve diplomatike të Republikës Islamike të Iranit në Damask, kryeqyteti i Sirisë, që çuan në martirizimin e shtatë këshilltarëve të lartë ushtarakë të Iranit, Irani njoftoi se do të kryejë sulme ndaj objektivave të ushtrisë së Izraelit. Përfaqësuesi i Iranit në Kombet e Bashkuara sqaroi se veprimi ushtarak i Iranit është në zbatim të së drejtës së natyrshme të Republikës Islamike të Iranit për t'u mbrojtur sipas nenit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe një përgjigje ndaj agresioneve të përsëritura ushtarake të regjimit izraelit, veçanërisht ndaj sulmit ushtarak të këtij regjimi më 1 prill që është në kundërshtim të plotë me nenin 2, pikën 4 të Kartës së OKB. Amir Saeed Irvani tha: Fatkeqësisht, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dështoi në përmbushjen e detyrave të tij në ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare dhe lejoi regjimin izraelit të shkelte vijat e kuqe dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare. Shkelje të tilla kanë përshkallëzuar tensionet në rajon dhe kanë rrezikuar paqen dhe sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare. Irvani theksoi: Nëse regjimi izraelit ndërmerr ndonjë veprim ushtarak përsëri, përgjigja e Iranit do të jetë sigurisht më e fortë dhe më vendimtare.

 

Tags