Prill 15, 2024 09:16 Europe/Tirane
  • Bisedë telefonike mes Amir Abdollahian dhe homologut të tij saudit për sulmin hakmarrës ndaj regjimit sionist

Ministri i Jashtëm iranian Amir Abdollahian zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite Faisal bin Farhan me të cilin diskutoi lidhur me zhvillimet e fundit në rajon.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, në këtë telefonatë, Amir Abdollahian shpjegoi përpjekjet dhe veprimet diplomatike të Iranit në dy javët e fundit për të ndjekur veprimet ligjore dhe ndërkombëtare kundër të regjimit sionist dhe përmendi mosveprimin e Këshillit të Sigurimit për dënimin e këtij regjimi, si rezultat i kundërshtimit të Shteteve të Bashkuara dhe dy vende evropiane. Amir Abdollahian më tej veprimin e forcave të armatosura iraniane në përgjigje të sulmit të regjimit sionist ndaj ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Damask e përshkroi si pjesë e mbrojtjes legjitime në përputhje me nenin 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Faisal Bin Farhan, në këtë bisedë, duke falënderuar shpjegimet e dhëna, theksoi nevojën e stabilitetit dhe sigurisë së rajonit, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar ndërmjet dy vendeve. Palët gjithashtu theksuan vazhdimin e konsultimeve mes dy vendeve

Tags