May 31, 2024 07:24 Europe/Tirane
  • Biseda e ministrit të Jashtëm në detyrë të Iranit me ministrin e jashtëm saudit

Ministri i Jashtëm në detyrë i Iranit zhvilloi një bisedë me ministrin e jashtëm të Arabisë Saudite për marrëdhëniet dypalëshe, çështjen e Haxhit dhe çështjen palestineze.

Sipas ISNA, Ali Bagheri, ushtrues detyre i Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, ka shkruar në rrjetin social X: “Në një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, vlerësova praninë e zyrtarëve të lartë të këtij vendi në ceremoninë përkujtimore të Presidentit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme."

Bagheri shtoi: "Në dritën e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve, ne kemi besim se pelegrinët iranianë do ta kryejnë Haxhin në siguri, paqe dhe rehati."

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme vazhdoi: "Duke shqyrtuar situatën aktuale të mjerueshme në Rafah dhe gjenocidin e sionistëve në Palestinë, theksuam marrjen e veprimeve efektive dhe të përbashkëta për të parandaluar vazhdimin e gjenocidit të regjimit pushtues."

 

 

Tags