Qershor 01, 2024 09:46 Europe/Tirane
  • Bagheri: Vazhdimi dhe përshkallëzimi i krimeve sioniste në Gaza do të ketë kosto

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Iranit, Ali Bagheri, në një bisedë me kryeministrin dhe ministrin e jashtëm të Katarit, duke theksuar se vazhdimi dhe përshkallëzimi i krimeve sioniste në Gaza nuk do të mbesë pa kosto, bëri thirrje për vazhdimin dhe forcimin e ndërveprimit dhe bashkëpunimit midis Teheranit dhe Dohas dhe vendeve të tjera islamike, për të mbrojtur kombin e Palestinës.

Sipas IRNA, Ali Bagheri në një bisedë telefonike me Sheikh Mohammed bin Abdul Rahman Al Thani, kryeministër dhe ministri i Jashtëm i Katarit, diskutoi lidhur me gjendjen e fundit të marrëdhënieve dypalëshe dhe mënyrat për zhvillimin dhe forcimin e tyre, si dhe zhvillimet e fundit në Gaza dhe krimet e kryera nga sionistët në këtë rajon. Në këtë bisedë, Bagheri shprehu mirënjohjen e qeverisë dhe popullit të Iranit për ngushëllimet dhe mesazhet ngushëlluese të autoriteteve të Katarit, veçanërisht për praninë e Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, emirit të Katarit, në ceremoninë përkujtimore të dëshmorit Ajetullah Sejed Ebrahim Raisi, President dhe Hussein Amir Abdollahian, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike. Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme gjithashtu foli mbi zhvillimet e fundit në Palestinë dhe vazhdimin e krimeve brutale të kryera nga sionistët kundër grave, fëmijëve dhe njerëzve të pafajshëm në Gaza dhe Rafah. Kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit nga ana e tij përmendi përpjekjet e veçanta të Emirit të Katarit për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në fusha të ndryshme. Kryeministri i Katarit situatën në Gaza e konsideroi si rezultat i qasjes luftarake të regjimit izraelit dhe shpjegoi përpjekjet e vendit të tij për të ndalur luftën, për të vendosur një armëpushim dhe për të dërguar ndihma urgjente për popullin e rrethuar palestinez.

Tags