Qershor 22, 2024 11:03 Europe/Tirane
  • Femrat iraniane shkëlqejnë në atletikën e Azisë Perëndimore
    Femrat iraniane shkëlqejnë në atletikën e Azisë Perëndimore

Pars Today- Femrat iraniane fituan 3 medalje të arta dhe 2 argjendi në ditën e parë të garës së atletikës në Kampionatin e Azisë Perëndimore.

Në hedhjen e gjyles për femra, përfaqësuesja e Republikës Islamike të Iranit, Elham Hashemi fitoi medaljen e artë me rekord 13.77 metra dhe Zahra Omidred, një tjetër përfaqësuese e Iranit, fitoi medaljen e argjendtë me rekord 13.14 metra.

Elham Hashemi dhe Zahra Omidred, përfaqësueset e Iranit në hedhjen e gjyles


Në kërcimin me shtizë, Mehsa Mirza Tabibi dhe "Samira Kurdali" përfaqësueset e Iranit arritën vendin e parë dhe të dytë dhe fituan medaljet e arta dhe të argjendta në këtë sport.

Mehsa Mirza Tabibi kampione e shtizës së Azisë Perëndimore
Samira Kurdali nënkampionie e shtizës së Azisë Perëndimore


Mirzatabibi kaloi pengesën prej 3.80 metra dhe “Samira Kord Ali” me kalimin 3,40 metra fitoi përkatësisht titullin kampion dhe nënkampion. Sportistja iraniane qe theu rekord në 10.000 metra, “Parisa Arab” kaloi gjithashtu vijën e finishit të kësaj gare dhe u shpall kampione duke mposhtur konkurrentët e saj dhe duke regjistruar një kohë rekord prej 36 minuta e 47 sekonda.

"Parisa Arab", rekordmene e Iranit në 10,000 metra dhe kampione e garave të Azisë Perëndimore

Garat e atletikës së Azisë Perëndimore kanë filluar të mërkurën, dhe mbahen në Irak. Skuadra iraniane po merr pjesë në këto gara me 40 sportiste.

Tags