Qershor 13, 2024 11:25 Europe/Tirane
  • Femrat iraniane korrin suksese në dy kampionate aziatike, në shah dhe volejboll

Pars Today- Mehsa Alavi, shahiste iraniane, fitoi titull kampion të turneut të shpejtë të grupmoshave të Azisë.

Kampionati aziatik i shahut të grupmoshave ka nisur të hënën në qytetin Almaty të Kazakistanit. Mehsa Alavi, përfaqësuesja e vajzave nën moshën 16 vjeç të Iranit në këto gara, mundi të fitonte shkëlqyeshëm të shtata ndeshjet e saj dhe u shpall kampione e garës aziatike të shpejtësisë. Me këtë fitore ajo i dha medaljen e parë të artë ekipit përfaqësues të Iranit. Ekipi kombëtar i volejbollit për femra të Iranit nën moshën 18 vjeç arriti të marrë titull kampion i Azisë Qendrore (Kava). Vajzat e volejbollit të Iranit u shpallën kampione të këtij kompeticioni me 6 fitore radhazi dhe vetëm një humbje. Këto gara u mbajtën në Tashkent të Uzbekistanit. Ekipi kombëtar i volejbollit për djem nën moshën 17 vjeç të Iranit, i cili po përgatitet për kampionatin botëror, fitoi titullin nënkampion të garave për djem nën 18 vjeç në Azinë Qendrore.

Tags