Janar 28, 2023 16:13 Europe/Tirane
  • Operacioni martirizues në Kudsin e pushtuar zbuloi brishtësinë e sigurisë së regjimit sionist

Hezbollahu i Libanit në reagim të operacionit martirizues në Kudsin e pushtuar gjatë të cilit u vranë një numër kolonësh sionistë, deklaroi: "Ky operacion zbuloi edhe një herë dobësinë dhe brishtësinë e sistemit të sigurisë së regjimit sionist".

Kanali televiziv Al-Mayadeen njoftoi se Hezbollahu i Libanit sot të shtunën e përshkroi operacionin e mbrëmshëm martirizues në Kudsin e pushtuar si një operacion heroik dhe theksoi: "Ky operacion martirizues tronditi sionistët dhe shkaktoi frikë dhe shqetësim të madh në mesin e kolonëve sionistë".

Hezbollahu i Libanit gjithashtu deklaroi: "Operacioni martirizues në Kudsin e pushtuar është një përgjigje e shpejtë dhe vendimtare ndaj krimit të kryer nga sionistët në kampin e Xheninit kundër palestinezëve. Ky operacion ishte një goditje e fortë për kabinetin ekstremist të regjimit sionist".

Një i ri palestinez i quajtur Khairi Alkam mbrëmë (e premte) sulmoi kolonët sionistë në lagjen Al-Nebi Jakub që ndodhet në veri të Kudsit të pushtuar, duke vrarë të paktën 7 kolonë sionistë dhe duke plagosur 10 të tjerë. Ky sulm u krye në kohën kur Bregu Perëndimor i lumit Jordan në Palestinë të enjten ka përjetuar një sulm barbar të regjimit sionist në qytetin e Xheninit dhe një krimi të ri, gjatë të cilit 11 qytetarë palestinezë ranë u vranë në mënyrë barbare dhe të paktën 20 të tjerë u plagosën.

Tags