Mars 26, 2023 11:42 Europe/Tirane
  • Sionistët sulmojnë me gaz lotsjellës besimtarët në xhaminë Al-Aksa

Forcat okupatore sioniste dëbuan besimtarët në xhaminë Al-Aksa.

Sipas Qendrës së Informacionit Palestinez, forcat pushtuese izraelite i dëbuan besimtarët dhe pelegrinët nga xhamia Al-Aksa. Gjithashtu, sipas raportimeve, forcat okupatore izraelite sulmuan pelegrinët në xhaminë Al-Aksa dhe hodhën gaz lotsjellës ndaj tyre. Mësohet se ky akt kriminal është kryer me urdhër të “Itmar Ben Gvir”, ministrit radikal sionist, për të përgatitur terrenin për një sulm në shkallë të gjerë nga sionistët ndaj kësaj xhamie. Disa burime kanë thënë se sionistët po tentojnë të sulmojnë xhaminë Al-Aksa në orën 7:00 të mëngjesit të së dielës. Sulmi sionist në xhaminë Al-Aksa vjen në një kohë kur dhjetëra mijëra njerëz të premten e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit kanë falur namazin e mëngjesit në këtë xhami të shenjtë. Burimet lokale njoftuan se pavarësisht masave të sigurisë dhe kufizimeve të rrepta të policisë sioniste në qytetin e Kodsit, mijëra njerëz arritën në xhaminë Al-Aksa dhe morën pjesë në namazin e mëngjesit. Palestinezët kërkuan një prani maksimale në xhaminë Al-Aksa gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit për të kundërshtuar çdo sulm nga pushtuesi izraelit në këtë vend të shenjtë.

Tags