Prill 11, 2023 17:42 Europe/Tirane
  • Komitetet e Rezistencës Palestineze: Dita e Kudsit vendosi busullën e Umetit Islamik drejt Palestinës

Zëdhënësi i komiteteve të rezistencës palestineze deklaroi se Imam Khomejni (ra) vendosi busullën e botës islame drejt Palestinës duke shpallur Ditën Botërore të Kudsit dhe sot jemi në epokën e fitores së rezistencës dhe kolapsit të regjimit sionist.

Imam Khomejni (ra), themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, emëroi të premten e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit si Ditën Botërore të Kudsit, me qëllim që të lartësojë çështjen themelore të Palestinës dhe të shpallë unitetin e myslimanëve me palestinezët dhe për të mobilizuar forcat për të çliruar Bejtul-Mokades nga pushtimi sionist.

Muhamed Al-Barim (Ebu Muxhahid) në një intervistë për agjencinë e lajmeve IRNA, tha se Imam Khomejni (ra) e emëroi të premten e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit si Ditën Botërore të Kudsit, e cila ringjalli rëndësinë dhe vlerën e Palestinës dhe Kudsit të shenjtë në sytë e ummetit islam.

El-Barim shtoi: "Imam Khomejni (ra) me këtë emërim, bashkoi të gjithë për të ndihmuar dhe mbështetur Bejtul-Mokades dhe Xhaminë Al-Aksa dhe falë këtij veprimi, Palestina u bë çështja kryesore e të gjitha forcave dhe popujve myslimanë".

Zëdhënësi i komiteteve të rezistencës palestineze theksoi: "Sot rregullat dhe ekuacionet e luftimit dhe përballjes me armikun sionist kanë ndryshuar dhe jemi dëshmitarë të zgjerimit të gjithanshëm të rezistencës, në mënyrë që rezistenca e sotme ka arritur të ketë një potencial të madh që mund të ndriçojnë flakën e luftës deri në çlirimin e Palestinës".

Ebu Muxhahid sqaroi se gjendja e brendshme e pushtuesve sionistë dhe situata aktuale e boshtit të rezistencës tregojnë se po jetojmë në epokën e fitores së rezistencës dhe rënies së regjimit sionist.

Al-Barim tha se vendet arabe duhet të përdorin të gjithë fuqinë e tyre për të mbështetur popullin palestinez dhe rezistencën e tij dhe të ndërpresin marrëdhëniet e tyre me regjimin sionist në çdo nivel.

Tags