Prill 18, 2023 17:09 Europe/Tirane
  • Rezistenca e Palestinës: Operacioni në Kuds, përgjigje e natyrshme ndaj krimeve të pushtuesve

Grupet e rezistencës palestineze duke mbështetur dhe mirëpritur operacionin e sotëm të rezistencës në Bejtul-Mokades, e konsideruan atë një kundërpërgjigje të natyrshme ndaj krimeve të regjimit pushtues sionist.

Gjatë një operacioni të armatosur të rezistencës palestineze në Bejtul-Mokades, të paktën 2 kolonë sionistë u plagosën. Ky sulm i armatosur u krye nga palestinezët kundër kolonëve sionistë në lagjen Sheikh Xharrah në Kudsin e pushtuar.

Faqja informative palestineze Shahab njoftoi se grupet e rezistencës palestineze me anë të një deklarate për media të martën, njoftuan se ky operacion është një kundërpërgjigje e natyrshme ndaj krimeve të vazhdueshme të forcave pushtuese sioniste, veçanërisht në Kuds dhe Xhaminë Al-Aksa.

Këto grupe theksuan në këtë deklaratë: "Për sa kohë që pushtuesit sionistë janë në tokën palestineze, operacione të tilla do të vazhdojnë.

Tarik Izudin, zëdhënësi për media i Lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës, e konsideroi këtë operacion një kundërpërgjigje të natyrshme ndaj krimeve të pushtuesve sionist dhe pjesë e rezistencës së vazhdueshme të popullit palestinez kundër tyre.

Lëvizja Fatah Al-Intifada gjithashtu deklaroi se vazhdimi i operacioneve të tilla në Bejtul-Mokades dhe Bregun Perëndimor të lumit Jordan, tregon aftësinë e rezistencës për t'u vendosur në zemrat e rinisë revolucionare palestineze, të cilët tani janë të bindur se duhet të luftojnë kundër forcave pushtuese sioniste.

Kjo lëvizje theksoi se operacione të tilla në Kudsin e pushtuar janë një goditje e re për sistemin e sigurisë dhe ushtarak të regjimit pushtues sionist, i cili ka mobilizuar të gjitha aparatet dhe forcat e tij në Bregun Perëndimor dhe Bejtul-Mokades për të parandaluar operacionet dhe sulmet palestineze kundër ushtarëve dhe kolonëve sionistë.

Tags