Mars 27, 2024 08:20 Europe/Tirane
  • Bombardohet fuqishëm një qendër e urgjencës në Liban nga regjimi sionist

Burime të lajmeve kanë raportuar për martirizimin e 7 personave në sulmin e ushtrisë sioniste në një qendër mjekësore në jug të Libanit.

Këto burime gjithashtu theksuan se kërkimet për personat e zhdukur nën rrënoja vazhdojnë akoma. Ky sulm është një nga sulmet më të rënda të regjimit sionist kundër Libanit në gjashtë muajt e fundit dhe që nga nisja e operacionit  Stuhia Al-Aksa dhe përshkallëzimi i tensionit në kufirin libanez. Në reagim ndaj këtij bombardimi, Shoqata Libaneze e Ndihmës njoftoi: Bombardimi i qendrës së urgjencës është një krim i urryer që shkel të gjitha standardet dhe ligjet ndërkombëtare dhe ne i konsiderojmë agresorët sionistë plotësisht përgjegjës për këtë sulm. Ministria e Shëndetësisë së Rripit të Gazës ka njoftuar se forcat pushtuese sioniste kanë intensifikuar rrethimin e spitalit Shafa dhe kanë arrestuar stafin mjekësor në këtë spital. Më herët ushtria sioniste në një deklaratë njoftoi arrestimin e 500 palestinezëve rreth spitalit Shefa që ndodhet në perëndim të qytetit të Gazës.

Tags