Mars 27, 2024 19:56 Europe/Tirane
  • Hezbollahu reagon: Sulmi në Libanin jugor nuk do të mbetet pa përgjigje

Një përgjigje dërrmuese e pret regjimin sionist për shënjestrimin e një qendre mjekësore në Libanin jugor, paralajmëroi Hezbollahu libanez.

Hezbollahu, në një deklaratë të mërkurën, dënoi kategorikisht krimin brutal të regjimit sionist kundër pacientëve dhe personelit mjekësor në një qendër mjekësore në një rajon në jug të Libanit, i cili la disa civilë të martirizuar dhe të plagosur, njoftuan mediat libaneze.

Hezbollahu uroi shërim të shpejtë për të plagosurit, duke theksuar se autorët e krimit do të marrin patjetër një përgjigje.

Avionët izraelitë shënjestruan të mërkurën në mëngjes qendrën libaneze të urgjencës dhe ndihmës në fshatin Hebbariyeh, raportoi Al-Mayadeen.

Të paktën shtatë civilë kanë humbur jetën në këtë sulm, thuhet në raport.

Hezbollahu i Libanit ka sulmuar pesë pozicione të regjimit izraelit të mërkurën.

Përmes një deklarate Hezbollahu i Libanit njoftoi se në mbështetje të kombit palestinez në Gaza ka shënjestruar me raketa tubimin ushtarak të sionistëve në zonën e vendbanimit sionist Shatula.

Hezbollahu lëshoi një deklaratë tjetër dhe theksoi se të mërkurën pasdite ka shënjestruar me raketa bazën ushtarake Ramim në fshatin e pushtuar libanez Hunin.

Në këtë deklaratë thuhet se në këtë sulm janë vrarë ose plagosur një numër i ushtarëve sionistë.

Hezbollahu i Libanit njoftoi gjithashtu se kishte vënë në shënjestër pajisjet e spiunazhit në bazën izraelite 'Miskaf-Am'.

Në një deklaratë tjetër Hezbollahu i Libanit njoftoi se pasdite ka shënjestruar me raketa bazën izraelite Roysat al-Alam në territoret e pushtuara.

 

Tags