Mars 28, 2024 15:34 Europe/Tirane
  • Përgjigja e jordanezëve ndaj thirrjes së Al-Kassam, Presioni i kombeve islamike kundër regjimit sionist

 Populli i Jordanisë iu përgjigj thirrjes së Mohammad Zaif, Komandantit të Përgjithshëm të Brigadave Al-Kassam, dhe mbajti një demonstratë para ambasadës sioniste në Aman, kryeqytetin e Jordanisë.

Po kalojnë ditët e fundit të muajit të gjashtë të gjenocidit të regjimit pushtues ndaj banorëve të Gazës. Regjimi sionist është ende indiferent ndaj kërkesave ndërkombëtare, përfshirë rezolutën e fundit të Këshillit të Sigurimit për të ndalur luftën kundër Gazës dhe për të ofruar terrenin për dërgimin e ndihmave humanitare. Një nga arsyet për këtë indiferencë lidhet me modelin e sjelljes së qeverive arabe. Gjatë 6 muajve të fundit, qeveritë arabe janë kufizuar vetëm në deklaratat që dënojnë krimet e regjimit sionist dhe përveç qeverisë me bazë në Sana, e cila është e lidhur me Ansarullahun e Jemenit, ato nuk kanë marrë asnjë masë praktike për të mbështetur popullit të Gazës. Vetëm qeveria e bazuar në Sana'a ka mbrojtur praktikisht popullin e Gazës duke sulmuar anijet që nisen për në territoret e pushtuara. Ndërkohë, Brigadat Al-Kassam, krahu ushtarak i lëvizjes Hamas, i cili është i zhgënjyer me qeveritë arabe për mbështetjen e popullit të Gazës, u kërkoi kombeve islamike të ndërmarrin veprime në mbrojtjen e Gazës. Batalionet Al-Kassam të mërkurën në mbrëmje lëshuan një mesazh audio nga komandanti i përgjithshëm i këtyre batalioneve, Mohammad Zaif, në të cilin ai kërkoi nga umeti islamik dhe arab që të kthehen drejt Palestinës dhe të marrin pjesë në çlirimin e xhamisë Al-Aksa. Në lidhje me këtë, populli i Jordanisë, i cili që nga e hëna ka nisur demonstratat kundër regjimit sionist në rajone të ndryshme të vendit, pas thirrjes së komandantit Mohammad Zaif,  shefit të Brigadave Al-Kassam,  rrethoi ambasadën e regjimit sionist në Aman. Parullat anti-izraelite kërkonin ndalimin e menjëhershëm të agresionit në Rripin e Gazës dhe ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike të Jordanisë me këtë regjim. Veprimi i popullit jordanez është i vlefshëm sepse Jordania ka nënshkruar traktatin e paqes me regjimin sionist. Ky traktat u nënshkrua në vitin 1994 midis Amanit dhe Tel Avivit. Tashmë populli jordanez kërkon anulimin e këtij traktati dhe ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me regjimin pushtues të Kodsit. Edhe pse qeveria e Jordanisë dhe mbreti i këtij vendi janë përpjekur të ndihmojnë popullin e Gazës duke dërguar ndihma të kufizuara ajrore gjatë kësaj periudhe, ata nuk kanë pranuar asnjëherë të ndërpresin marrëdhëniet zyrtare me sionistët. Veprimi i popullit jordanez, nëse vazhdon, mund të ushtrojë presion mbi qeverinë e këtij vendi dhe të paktën të shkaktojë dëbimin e përkohshëm të ambasadorit sionist nga Amani deri në ndalimin e luftës në Gaza. Një pikë tjetër është se veprimi i popullit jordanez mund të përhapet edhe në vendet e tjera islame. Njerëzit në vende të tilla si Egjipti, Tunizia, Maroku, Iraku, Bahreini dhe madje edhe Kuvajti dhe Omani gjithashtu mund t'i bashkohen popullit jordanez në demonstratat anti-izraelite. Populli i Jemenit ka kohë që po zhvillon demonstrata javore kundër regjimit sionist. Banorët e Ramallahut në Bregun Perëndimor të lumit Jordan dolën gjithashtu në rrugë në mbështetje të Gazës dhe rezistencës dhe brohoritën parulla në mbështetje të forcave të rezistencës. Veprimet e njerëzve mund të çojnë në bojkotimin e prodhimeve të regjimit sionist dhe në të njëjtën kohë të krijojnë bazën për zgjerimin e presionit global kundër këtij regjimi.

 

Tags