Prill 14, 2024 10:05 Europe/Tirane
  • Sulmi i fuqishëm i Iranit në bazën ajrore “Navatim” në territoret e pushtuara

Kanali i lajmeve "Al-Mayadeen" raportoi për dëmtime të rënda në bazën ajrore "Navatim" të regjimit sionist për shkak të sulmit raketor të Iranit.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, faqja e internetit Al-Mayadin në një raport shkruan: Një nga objektivat që u godit gjatë sulmit të Iranit kundër pozicioneve të regjimit sionist është baza ajrore Navatim në jug të territoreve të pushtuara. Zëdhënësi i ushtrisë sioniste pranoi mbrëmë se në këtë sulm u dëmtua baza ushtarake në fjalë. Deri më tani  Janë publikuar disa fotografi në lidhje me sulmet me dronë dhe raketa të Iranit kundër objekteve ushtarake dhe aeroporteve të regjimit sionist tek të cilat ka pasur zjarre dhe shpërthime masive. New York Times, duke cituar zyrtarë sionistë, raportoi se Irani përdori 185 dronë, 36 raketa kruize dhe 110 raketa tokë-tokë.  Por duhet theksuar se baza ajrore Navatim ndodhet në një distancë prej 1100 kilometrash nga Irani dhe 15 kilometra në juglindje të qytetit Beersheba në shkretëtirën Negev. Kjo bazë është qendra e dislokimit të  avionëve më të rinj F-35 të regjimit sionist, të cilët i mori pas nënshkrimit të një kontrate armësh me Shtetet e Bashkuara. Baza Navatim u rinovua së fundmi për të vendosur këta avionë luftëtarë. Gazeta kineze Global Times përgjigjen ushtarake të Iranit kundër regjimit sionist e përshkroi si të llogaritur dhe strategjike dhe raportoi se raketat dhe dronët goditën me saktësi objektivat e përcaktuara.

 

Tags