Prill 21, 2024 10:59 Europe/Tirane
  • Sulmi i rezistencës irakiane mbi pozicionet e sionistëve në Golanin e pushtuar

Rezistenca Islamike e Irakut të dielën raportoi se ka shënjestruar pozicionet e regjimit sionist në Golanin e pushtuar sirian.

Sipas mediave të Forcave të Rezistencës Islamike të Irakut, pozicionet e regjimit sionist në Golanin e pushtuar janë sulmuar me dronë. Të shtunën në mëngjes, grupi i rezistencës njoftoi një sulm me dron në një objektiv të rëndësishëm në Eilat, që ndodhet në Palestinën e pushtuar. Rezistenca Islamike e Irakut njoftoi se luftëtarët e saj kanë sulmuar një objektiv të rëndësishëm në Eilatin e pushtuar në përgjigje të krimeve të regjimit okupues në Gaza dhe në mbështetje të popullit të kësaj zone, si dhe në përgjigje të sulmit ndaj bazë së Al-Hashd al-Shaabi. Organizata e Mobilizimit Popullor të Irakut (Al-Hashd al-Shaabi) në një deklaratë të lëshuar të shtunën në mëngjes konfirmoi shpërthimin në bazën ushtarake Kalso në veri të provincës Babel. Në deklaratën e Mobilizimit Popullor të Irakut, thuhet: Një shpërthim ka ndodhur në selinë e forcave Hashd al-Shaabi në bazën ushtarake Kalso në zonën al-Maghre në veri të provincës Babel. Në vazhdim të kësaj deklarate bëhet e ditur: Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur grupi kërkimor dhe nga ky shpërthim janë shkaktuar dëme materiale dhe disa persona kanë mbetur të plagosur.

Tags