Korrik 28, 2021 06:13 Europe/Tirane
  • Izraelitët të shqetësuar për bojkotin ndaj sportistëve të tyre në Lojërat Olimpike

Burimet izraelite kanë njoftuar se bojkoti ndaj sportistëve të regjimit sionist në Lojërat Olimpike Tokio 2020, ka shkaktuar zemërimin e autoriteteve të këtij regjimi.

Gazeta izraelite “Yedioth Ahronoth” të martën në një raport të saj ka shkruar: “Bojkotimi ndaj sportistëve izraelitë nga ana e sportistëve arabë dhe mospranimi i tyre që të garojnë me sportistët izraelitë në Lojërat Olimpike Tokio 2020, tregon dështimin e planit për normalizimin e marrëdhënieve të regjimit sionist me vendet arabe. Autoritetet e regjimit sionist janë shqetësuar në masë shumë të madhe nga fenomeni i bojkotimit të sportistëve arabë ndaj sportistëve izraelitë në garat e Lojërave Olimpike Tokio 2020”.

Sipas kësaj gazete izraelite, Fat’hi Nurejn, sportisti algjerian në garat e xhudos nuk ka pranuar të garojë me sportistin izraelit dhe në intervistën televizive me krenari dhe mburrje ka deklaruar: “Unë nuk dëshiroj të ndoti duart e mia me prekjen e tij (sportistin izraelit)”. Amar bin Khalif, trajneri i Nurejn, në lidhje me këtë ka thënë: “Nuk patëm fat në hedhjen e shortit dhe kundërshtari i ynë doli të jetë një sportist izraelit dhe u detyruam të tërhiqemi nga gara”.

Gazeta izraelite “Yedioth Ahronoth” ka shkruar edhe për tërheqjen e xhudistit sudanez Abdurresul nga gara me kundërshtarin e tij izraelit dhe ka shkruar: “Veprimi i këtij xhudisti sudanez në realitet tregon dështimin e plotë të politikës për normalizimin e marrëdhënieve me Sudanin”.

Sipas kësaj gazete izraelite, historia ka vërtetuar se nuk mund të ndryshohet realiteti dhe marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve të disa shteteve arabe me regjimin sionist ekziston vetëm në letër kurse në botën reale ku sundojnë marrëdhëniet njerëzore, sportistët e këtyre vendeve arabe kanë vërtetuar se nga pikëpamja e tyre, regjimi sionist nuk ekziston.

Tags