Mars 28, 2023 10:27 Europe/Tirane
  • Tërheqja e përkohshme e Netanyahut nga plani i reformës në drejtësi

Pas 12 javësh protesta masive në Palestinën e pushtuar, kryeministri i regjimit sionist, Benjamin Netanyahu, u detyrua të pezullojë procedurat për reformat gjyqësore.

Sipas Guardian, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministri i Sigurisë së Brendshme Itamar Ben Goëer pas një takimi ranë dakord që ndryshimet e njohura si reforma në drejtësi duhet të shtyhen dhe se ky plan do të dorëzohet në Knesset për miratim. Ata gjithashtu ranë dakord për të krijuar një Gardë Kombëtare (sioniste) pranë Ministrisë së Sigurisë së Brendshme. Kryeministri i regjimit sionist mbrëmjen e djeshme në një fjalim televiziv deklaroi: Po e shtyjmë votimin për reformat në drejtësi, por nuk do të heqim dorë kurrë prej tyre. Pa përmendur presionin e gjerë dhe protestat në rrugë për të shtyrë planin e tij të diskutueshëm, ai shtoi: Unë jam kundër ndarjes së izraelitëve dhe nuk e pranoj luftën civile në Izrael. Netanyahu të hënën paralajmëroi për fundin e regjimit sionist dhe tha se kundërshtimi i njerëzve për t'u bashkuar me ushtrinë do të thotë fundi i Izraelit. Ai shtoi: Izraeli nuk mund të mbetet pa ushtri dhe kundërshtimi i shërbimit ushtarak do të thotë fundi jonë. Netanyahu i bëri thirrje opozitës që ta pengojë rrymën që kundërshton kryerjen e shërbimit në ushtrinë izraelite. Fjalët e Netanyahut janë shprehur pasi kreu i këtij regjimi, Isaac Herzog, kishte paralajmëruar vazhdimisht rreth shpërthimit të luftës civile në territoret e pushtuara, nëse miratohet plani i diskutueshëm i Bibit për reformimin e sistemit gjyqësor. Ndërkohë shumë udhëheqës të opozitës kanë shprehur dyshime për vendimin e Netanyahut për të ndaluar planin e tij të diskutueshëm. Pas pezullimit të përkohshëm të planit të diskutueshëm nga Netanyahu, ish-ministri i tij i luftës tha se nuk beson në anulimin e planit Bibi.  Avigdor Lieberman, ish-ministri i luftës i regjimit sionist, i cili për një kohë të gjatë ishte aleati kryesor i Benjaminit, në reagim ndaj deklaratave të Netanyahut, theksoi se fjalët e tij vërtetuan se ai nuk është serioz për zhvillimin e negociatave reale dhe është duke pritur kohën e duhur për të zbatuar planin e tij. Yair Lapid, ish-kryeministri dhe lideri aktual i opozitës, në përgjigje të pezullimit të reformave në drejtësi tha: “Nëse Netanyahu dëshiron të na mashtrojë, në të ardhmen, ai do të gjendet përballë qindrave e mijëra demonstruesve që luftojnë për të mbrojtur Izraelin”. Ndërkohë, Tamir Bardo, ish-kreu i Mossad-it, i ka kërkuar Netanyahut të japë dorëheqjen e menjëhershme. Shefi i Shtabit të Ushtrisë Sioniste ka thënë se nuk kemi parë kurrë kërcënime të jashtme dhe mosmarrëveshje të brendshme në përmasa kaq të mëdha në territoret e pushtuara. Një valë grevash përfshiu territoret e pushtuara palestineze pas protestave kundër vendimeve të kabinetit ekstremist të Benjamin Netanyahu. Si pasojë spitalet, universitetet, kinematë, hotelet dhe sindikata më e madhe e punëtorëve bënë thirrje për një grevë të përgjithshme për të protestuar ndaj planeve për të kufizuar kompetencat e Gjykatës së Lartë.  Aeroporti i Tel Avivit, porta kryesore ndërkombëtare e Izraelit, ka anuluar fluturimet dhe bashkitë lokale, kopshtet e fëmijëve, nëpunësit civilë dhe punonjësit e teknologjisë i janë bashkuar grevave. Pasi Netanyahu njoftoi se kishte vendosur të ndalonte planin e tij për të reformuar sistemin gjyqësor, Sindikata e Punëtorëve të Izraelit njoftoi se do t'i jepte fund grevës.

Tags