Prill 01, 2023 17:41 Europe/Tirane
  • Grevë mbarëkombëtare në territoret e pushtuara pas martirizimit të një të riu palestinez

Burime të informuara raportojnë për një grevë mbarëkombëtare në territoret e pushtuara të Palestinës pas martirizimit të një të riu palestinez të qëlluar nga ushtarët sionistë.

Muhamed al-Asibi, një 26-vjeçar palestinez, banor i fshatit Hura në Al-Naghab të pushtuar, u qëllua për vdekje nga ushtarët sionistë pranë Bab al-Salsala mbrëmjen e kaluar kur u përpoq të mbronte një grua palestineze kundër sulmit të forcave pushtuese sioniste.

Agjencia e lajmeve Mehr duke cituar mediat palestineze, njoftoi se pas martirizimit të Muhamed Khaled Al-Asaibi, Komiteti i Lartë për Ndjekjen e Çështjeve të Palestinezëve që jetojnë në territoret e pushtuara të vitit 1948, konfirmoi se do të mbajë një takim në mesditë këtë të shtune. Martirizimi i këtij të riu të pafajshëm palestinez është një krim i hapur ndaj civilëve palestinezë, gjë që tregoi edhe një herë racizmin e forcave sioniste ndaj palestinezëve.

Lidhur me këtë, në shumë qytete palestineze në territoret e pushtuara, përfshirë Rahat, Al-Naghab etj., e diela e nesërme është shpallur ditë zemërimi dhe grevë mbarëkombëtare.

Për shumë vite, sionistët kanë sulmuar çdo ditë zona të ndryshme të Palestinës për të arritur qëllimet e tyre pushtuese duke martirizuar, plagosur ose arrestuar palestinezë.

Tags