Qershor 08, 2023 15:31 Europe/Tirane
  • Ministrat e jashtëm të KBGJ mirëpresin marrëveshjen mes Iranit dhe Arabisë Saudite

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik dhe sekretari amerikan i shtetit mirëpritën vendimin e Iranit dhe Arabisë Saudite për rifillimin e marrëdhënieve duke lëshuar një deklaratë të përbashkët në fund të takimit të Riadit.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se sot (e enjte, 8 qershor), ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët në fund të takimit të mbajtur në Riad.

Sipas Al Jazeera, në deklaratën në fjalë thuhet: "Ne theksojmë rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta praktike për të ulur tensionin në rajon dhe mirëpresim vendimin e Arabisë Saudite dhe Iranit për të rifilluar marrëdhëniet diplomatike. Ne deklarojmë mbështetjen tonë për Traktatin e Mospërhapjes Bërthamore dhe i bëjmë thirrje edhe një herë Iranit që të bashkëpunojë plotësisht me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike”.

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjithashtu në lidhje me Sirinë, deklaruan: "Ne jemi të përkushtuar për të arritur një zgjidhje politike të krizës siriane në një mënyrë që të ruhet uniteti dhe sovraniteti i këtij vendi".

Sa i përket Sudanit, në këtë deklaratë theksohet se zgjidhja ushtarake nuk do t'i japë fund luftimeve në Sudan.

Në vazhdim të kësaj deklarate thuhet: “Ne mbështesim sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe paqen e territoret e Jemenit”.

Dje në Riad ka nisur takimi i ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik në të cilin po merr pjesë edhe Anthony Blinken, sekretari amerikan i shtetit.

Në këtë takim, krahas situatës politike në rajon dhe çështjeve rajonale dhe ndërkombëtare të rëndësisë së përbashkët, u diskutua edhe për bashkëpunimin ndërmjet dy palëve në fusha të ndryshme politike, ekonomike dhe tregtare.

Dje, gjatë takimit, Blinken tha se Amerika është ende e përkushtuar ndaj partnerëve të saj në rajon, dhe është e pranishme në rajon për të treguar se është partnere me ta. Sekretari amerikan i shtetit për krizën në Jemen, pretendoi se vendi i tij po punon për të gjetur një zgjidhje për konfliktin në Jemen për stabilitetin e rajonit.

Sa i përket Sirisë, ai pretendoi gjithashtu se Amerika thekson krijimin e një zgjidhjeje politike në Siri për të ruajtur integritetin dhe sovranitetin e Sirisë dhe për t'iu përgjigjur aspiratave të kombit sirian.

Tags