Nëntor 07, 2023 17:59 Europe/Tirane
  • Numri i gazetarëve të vrarë në Rripin e Gazës arriti në 48 persona

Me vazhdimin e sulmeve të regjimit pushtues sionist kundër Rripit të Gazës për të 32-ën ditë radhazi dhe shënjestrimin e qëllimshëm të aktivistëve të medias, numri i gazetarëve të vrarë që nga fillimi i operacionit "Stuhia Al-Aksa" është rritur në 48 persona.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se zyra e qeverisë për media në Gaza sot, e martë, 7 nëntor, dhe në ditën e 32-të të sulmeve të vazhdueshme kundër Rripit të Gazës, pushtuesit sionistë sulmuan sërish aktivistët e medias për të rritur numrin e gazetarëve të vrarë në këtë rajon.

Kanali informativ Al Jazeera njoftoi se zyra e mediave e qeverisë në Gaza ka bërë të ditur se numri i gazetarëve të vrarë që nga fillimi i agresionit të regjimit sionist në Gaza ka arritur në 48 persona.

Një tjetër zë i së vërtetës në Gaza u vu në shënjestër në bombardimet e së enjtes nga avionët luftarakë të regjimit pushtues sionist; ku u vra gjatë detyrës Muhamed Abu Hattab, reporter televiziv palestinez dhe iu bashkua dhjetëra kolegëve të tij të vrarë në këtë rajon.

Gazetari i kanalit televiziv Al Jazeera raportoi: "Forcat ushtarake të regjimit sionist vranë Abu Hattab dhe disa nga anëtarët e familjes së tij pasi kishin vënë në shënjestër shtëpinë e tij në Khan Junis për të ndalur përpjekjet e tij gjatë mbulimit të lajmeve të agresionit të tyre kundër Rripit të Gazës dhe për të përcjellë mesazhin e tij në botë".

Mick Wallace, një deputet irlandez i Parlamentit Evropian, së fundmi, ka reaguar ashpër ndaj bombardimit të familjes së gazetarit të Al Jazeera në Gaza, dhe publikoi një mesazh në rrjetin social X ku ka shkruar: "Shteti i aparteidit të Izraelit ka sulmuar dhe vrarë gazetarët të cilët me guxim raportojnë krimet e sioniste të luftës"

Krimet e regjimit sionist vazhduan sot për të 32-tën ditë radhazi të sulmeve agresive kundër Rripit të Gazës, me sulme ndaj spitaleve, xhamive dhe shtëpive të banimit. Pushtuesit sionistë kanë intensifikuar rrethimin e popullatës civile duke vazhduar përpjekjet për të pushtuar Rripin e Gazës.

Tags