Nëntor 21, 2023 17:20 Europe/Tirane
  • Izraeli sulmon ekipin informativ të kanalit televiziv Al-Meyadeen  ë Liban, vriten një kameraman dhe një gazetare

Kanali televiziv Al-Mayadeen njoftoi se luftëtarët e regjimit sionist bombarduan një ekip lajmesh të këtij rrjeti të medias në jug të Libanit.

Që nga fillimi i agresionit të saj kundër Rripit të Gazës, ushtria pushtuese sioniste ka martirizuar 60 gazetarë në këtë rajon.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se kanali televiziv Al-Mayadeen njoftoi sot të martën se në këtë bombardim të ushtrisë sioniste, janë vrarë gazetarja Farah Omar dhe kameramani Rabi Al-Me'mari.

Më herët, është vrarë një grua libaneze dhe janë plagosur dy persona nga sulmi ajror dhe granatimet e ushtrisë pushtuese sioniste në jug të Libanit.

Pak kohë më parë, regjimi pushtues sionist sulmoi edhe një ekip tjetër gazetarësh në jug të Libanit, ku si pasojë u vra një gazetar dhe disa të tjerë u plagosën.

Sot, avionët luftarakë të regjimit sionist kanë shënjestruar lartësitë Halta në jug të qytetit Kafr Shoba dhe periferitë e qyteteve Aita Shaab, Ramish, Tayr Harfe dhe Maxhdal Zone.  Rrethina e dy qyteteve Yaroun dhe Aitoron në Libanin jugor janë shënjestruar gjithashtu nga sulmet e artilerisë.

Tags