Nëntor 21, 2023 17:31 Europe/Tirane
  • Drejtori i kanalit televiziv Al-Meyadeen: Izraeli kurrë nuk do të mundët ta shuajë zërin tonë

Pas vrasjes së një gazetareje dhe një kameramani të kanalit televiziv Al-Mayadeen, shefi i bordit të drejtorëve i deklaroi regjimit pushtues sionist se ai kurrë nuk do të jetë në gjendje të shuajë zërin e Al-Mayadeen.

Televizioni Al-Mayadeen njoftoi mesditën e sotme se avionët luftarakë të regjimit sionist kanë sulmuar një ekip informativ të këtij kanali televiziv dhe si pasojë e këtij sulmi çnjerëzor dhe kriminel janë vrarë reporterja Farah Omar dhe kameramani Rabi Al-Me'mari.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ghassan Bin Xhado, shefi i bordit të drejtorëve të rrjetit Al-Mayadeen, të martën theksoi: "Ne do të vazhdojmë mbulimin tonë të lajmeve dhe punën tonë në mënyrë të ndershme në fushën e informimit, prioriteti i së cilës është mbulimi informativ i krimeve të pushtuesve sionistë në Rripin e Gazës, Bregun Perëndimor, Palestinë dhe në Libani".

Bin Xhado shtoi: "Ajo që po ndodh në Liban është një luftë e vërtetë dhe një rezistencë e vërtetë që mbështet rezistencën palestineze në Rripin e Gazës me forcë dhe guxim".

Drejtuesi i rrjetit Al-Mayadeen tha: "Armiku sionist le ta di se sado që të përpiqet të shuajë zërin e Al-Mayadeen dhe të kryejë vrasje çnjerëzore, ne do të vazhdojmë punën tonë".

Pak kohë më parë, regjimi sionist sulmoi edhe një ekip tjetër gazetarësh në Libanin jugor, ku një gazetar mbeti dëshmor dhe disa të tjerë u plagosën. Që nga fillimi i agresionit të saj kundër Rripit të Gazës, ushtria pushtuese sioniste ka vrarë 60 gazetarë në këtë rajon.

Tags