May 22, 2024 11:21 Europe/Tirane
  • Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik dhe lideri i Lëvizjes Ansarullah të Jemenit shprehën ngushëllimet e tyre për martirizimin e Presidentit

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik, duke marrë pjesë në Ambasadën e Republikës Islamike të Iranit në Rijad, ka ngushëlluar për vdekjen martire të Ajetollah Sejid Ibrahim Raisi dhe shoqëruesve të tij.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve e Arabisë Saudite (WAS), Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik, Jassem Mohamed al-Budaiwi, mori pjesë në ambasadën iraniane në Rijad për të shprehur ngushëllimet e tij me rastin e martirizimit të Presidentit të Iranit dhe të delegacionit që e shoqëronte, ku u takua dhe bisedoi me ambasadorin e Republikës Islamike të Iranit, Alireza Enayati.

Duke shprehur ngushëllimet e tij, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik theksoi edhe një herë solidaritetin e këtij këshilli me qeverinë dhe popullin e Iranit në këtë situatë të vështirë dhe shprehu ngushëllimet e tij të thella për familjarët e kësaj fatkeqësie të madhe.

Gjithashtu, në një mesazh drejtuar Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, lideri i Lëvizjes Ansarullah të Jemenit shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen martire të Presidentit Ajetollah Sejid Ibrahim Raisi dhe Ministrit të Punëve të Jashtme Hossein Amir-Abdullahian dhe shoqëruesve të tyre.

Në mesazhin drejtuar Udhëheqësit Suprem të Revolucionit Islamik, Sejid Abdul-Malik Badruddin al-Houthi, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Ansarullah të Jemenit, shkroi: "Për këtë incident të dhimbshëm, u shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet e mia familjeve të tyre, Liderit Suprem të Revolucionit Islamik në Iran Sejid Ali Hosseini Khamenei (Zoti e ruajttë!) dhe të gjithë zyrtarëve në Republikën Islamike të Iranit, si dhe popullit mysliman të Iranit."

 

Tags