Korrik 09, 2018 14:22 Europe/Tirane
  • Shejkh Isa Kasem transferohet në aeroport për t’u dërguar jashtë vendit

Shejkh Isa Kasem, kleriku i njohur i myslimanëve shiitë të Bahrejnit, është transferuar në aeroportin e Bahrejnit që më pas për t’u dërguar jashtë vendit për të vazhduar procesin e kurimit.

Burimet mjekësore të informuara në Bahrejn kanë thënë se Shejkh Isa Kasem vuan nga një sëmundje kancerioze dhe duke marrë parasysh se kushtet e kurimit të kësaj sëmundje nuk ekzistojnë në Bahrejn, është theksuar ai që ai të dërgohet në një vend tjetër. Si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të Shejkh Isa Kasem dhe shtimit të protestave qytetare ndaj mbajtjes së tij në arrestin shtëpiak, Hamad bin Isa Ale Khalifa, mbreti i Bahrejnit, sipas sugjerimit të mjekëve, ka urdhëruar dërgimin e Shejkh Isa Kasem jashtë vendit.

 

Tags