May 04, 2019 11:06 Europe/Tirane
  • Isa Kasem: Struktura politike në Bahrejn vuan nga një prapambetje e madhe

Lideri i lëvizjes islamike të Bahrejnit, reformimin e strukturës politike në Bahrejn e quajtur të vetmen rrugë për shpëtimin e vendit dhe tha se struktura politike e Bahrejnit vuan nga prapambetja e madhe.

Sheik Isa Kasem vuri në dukje se edhe nëse ekziston vullnet për reforma ajo duhet përqendruar në marrëdhëniet mes popullit dhe shtetit dhe populli duhet të jetë qendra e pushtetit. Populli i Bahrejnit kërkon demokraci dhe insiston në kërkesën e tij, tha sheik Kasem. Sheik Isa Kasem nga Naxhafi i Irakut ka shkuar në qytetin Mashhad të Iranit. Atij i është hequr shtetësia bahrejnase rreth 2 vjet më parë dhe më pas ka shkuar për kurim në Londër të Anglisë. Në dhjetor të vitit 2018 është transferuar në qytetin Naxhaf të Irakut. Sheik Isa Kasem u arrestua nga regjimi Al Khalifa në janar të vitit 2016 në rajonin Deraz dhe më pas është ndaluar të falë namazin e xhumasë. Bahrejni përballet me protesta që prej 14 shkurtit 2011 ku populli kërkon demokraci, drejtësi dhe zgjedhjen e shtetit me votën e lirë.

Tags