Janar 02, 2020 15:06 Europe/Tirane
  • Shejkh Isa Kasem: Sulmi i Amerikës ndaj pozicioneve të Hashd Sha'bi të Irakut, agresion ndaj të gjithë Umetit Islam

Lideri i Lëvizjes Islamike të Bahrejnit të mërkurën me anë të një deklarate, ka dënuar sulmin e Amerikës kundër pozicioneve të forcave vullnetare popullore Hashd Sha'bi të Irakut në perëndim të këtij vendi dhe ka kërkuar përballje serioze me agresione të tilla si obligim dhe detyrë.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Shejkh Isa Kasem duke thënë se agresioni i egër dhe barbar kundër pozicioneve të forcave vullnetare Hashd Sha'bi të Irakut nuk është për t'u çuditur dhe ky sulm i Amerikës konsiderohet krim kundër të gjithë njerëzimit.

Sulmi i Amerikës kundër pozicioneve të forcave Hashd Sha'bi të Irakut kanë krijuar një valë të gjerë të irritimit dhe zemërimit të popullit të këtij vendi dhe protestuesit irakianë ditën e martë pas varrimit të martirëve dhe viktimave të këtij sulmi, kanë vendosur flamujt e Hashd Sha'bi mbi muret e ambasadës së Amerikës në Bagdad dhe kanë djegur flamurin amerikan dhe kanë hedhur slogane anti-amerikane dhe kanë kërkuar mbylljen e ambasadës së Amerikës dhe dëbimin e ambasadorit amerikan nga Iraku.

 

Tags