Shkurt 20, 2023 19:15 Europe/Tirane
  • Fillimi i turneut evropian të Bidenit me qëllim zgjerimin e fushës së luftës kundër Rusisë

Presidenti amerikan Joe Biden mbërriti në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës, të hënën më 20 shkurt. Kjo vizitë e papritur ka ndodhur ndërkohë që më herët është raportuar se gjatë udhëtimit të tij në Evropë, Biden nuk do ta vizitojë Ukrainën për shkak të çështjeve të sigurisë.

Pas mbërritjes në Kiev, Biden u mirëprit nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Më herët është bërë e ditur se Joe Biden do të takohet me presidentin e këtij vendi si dhe me liderët e NATO-s gjatë udhëtimit të tij në Poloni. Por në një vendim të papritur, përpara se të udhëtonte për në Poloni, presidenti amerikan shkoi në Ukrainë për të vlerësuar nga afër kushtet e fundit të luftës në Ukrainë. Ai duke folur në Kiev tha: "Ne do të vendosim më shumë sanksione kundër oligarkëve dhe kompanive që përpiqen të shmangin sanksionet dhe të mbështesin makinën ruse të luftës." Biden theksoi: "Kur Putin sulmoi Ukrainën, ai imagjinoi se vendi është i dobët dhe Perëndimi është i ndarë dhe mund të na rezistojë, por ishte gabim". Shtëpia e Bardhë njoftoi gjithashtu se vizita e Joe Biden në Kiev është një theksim i përkushtimit të vendosur për të mbështetur demokracinë, sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial të Ukrainës. Gjatë takimit me Zelensky, Biden njoftoi paketën e ndihmës amerikane prej 500 milionë dollarësh për Ukrainën. Sipas tij, këto ndihma përfshijnë pajisje ushtarake si municion artilerie, sisteme anti-tanke Javelin, sisteme artilerie, sisteme kundër blindave dhe radarë vëzhgimi. Duket se qëllimi i turneut evropian të Bidenit është një vlerësim i përgjithshëm i situatës së luftës në Ukrainë në përvjetorin e saj të parë, nga njëra anë dhe koordinimi me aleatët e Uashingtonit në Evropë për të rritur dërgimin e pajisjeve ushtarake dhe llojeve të ndryshme të armëve në Ukrainë për të forcuar aftësitë e Kievit kundër forcave ruse. Revista "Politico" shkruante se në prag të vizitës së Bidenit në Poloni në përvjetorin e fillimit të operacioneve ushtarake të Rusisë në Ukrainë, Uashingtoni i kërkoi Kievit që të intensifikojë sulmet kundër forcave ruse para se të rritet furnizimi me armë perëndimore. Kështu pritet që pas vizitës së Bidenit, pozicioni i forcave ukrainase duhet të ndryshohet në një pozicion sulmues, në mënyrë që ato të mund të arrijnë disa përfitime tokësore në sulme të gjera. Sigurisht, situata e luftës në Ukrainë tani me tërheqjen e forcave ukrainase nga qyteti i rëndësishëm Bakhmut në provincën Donetsk pas sulmeve të rënda, është në favor të Rusisë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një deklaratë të re tha se ai nuk është i gatshëm të mbrojë Bakhmutin me çdo kusht. Duket se gjatë udhëtimit evropian të Bidenit, Uashingtoni do të rrisë presionin ndaj aleatëve të tij evropianë për t'i ofruar Ukrainës më shumë lloje armësh sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që forcat ukrainase të arrijnë disa suksese ushtarake.

 

Tags