Mars 31, 2023 10:33 Europe/Tirane
  • Macron këmbëngul në zbatimin e ligjit të reformës së pensioneve të qeverisë franceze

Pavarësisht protestave kundër ligjit të qeverisë franceze për reformën e pensioneve, presidenti i këtij vendi këmbëngul për zbatimin e këtij ligji.

Protestat kundër ligjit të qeverisë për reformën e pensioneve nuk do të ndalojnë, tha presidenti francez Emmanuel Macron të enjten përpara se të zbulonte një plan 50-pikësh që synon të shmangë krizën e ujit këtë verë (2023) dhe në vitet e ardhshme. Në rajonin e Alpeve ku duhej të mbante fjalimin e tij, Emmanuel Macron u përball me grupe protestuesish të zemëruar të ligjit të reformës së pensioneve të qeverisë franceze, të cilët mbanin në duar pankarta me fjalët "Macron jep dorëheqjen", merr pensionin tënd dhe jo tonën. Ndërkohë mediat vendase raportuan se janë arrestuar dy protestues. Çështja e ujit është një tjetër çështje e diskutueshme në Francë.  Një numër francezësh protestuan të shtunën e kaluar kundër dorëzimit të administrimit të ujit dhe ujërave të zeza tek sektori privat, për të krijuar kështu një infrastrukturë për të ujitur sektorin bujqësor në Francë. Qeveria e presidentit francez Emmanuel Macron po kërkon të rrisë gradualisht moshën e daljes në pension nga 62 vjeç në 64 vjeç deri në vitin 2030, por kjo çështje është përballur me kundërshtime të gjera, greva dhe protesta. Në dy muajt e fundit në Francë, janë mbajtur shtatë greva mbarëkombëtare dhe me qindra demonstrata.

Tags