May 06, 2023 10:25 Europe/Tirane
  • Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi fundin e emergjencës së Covid-19

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë njoftoi: Me shpresë për të ardhmen, gjendja e jashtëzakonshme lidhur me sëmundjen Covid-19 ka përfunduar.

Tedros Adhanom të premten deklaroi: Kushtet e kontraktimit me Covid-19 vitin e kaluar janë ulur dhe shumica e vendeve i janë kthyer jetës normale që ishte përpara përhapjes së këtij virusi. Në të njëjtën kohë, Adhanom paralajmëroi: Kjo çështje nuk do të thotë se kërcënimi i Covid-19 është zhdukur pasi rreziku i mutacioneve të reja të këtij virusi mbetet ende. Në janar 2020, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpërthimin e koronavirusit e shpalli si një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar. Sipas statistikave zyrtare, që nga fillimi i epidemisë së Corona, numri i përgjithshëm i të infektuarve me këtë sëmundje në botë ka arritur në më shumë se 680 milionë persona dhe është konfirmuar vdekja e më shumë se 6 milionë e 800 mijë pacientëve. Qendra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informimin e Ministrisë së Shëndetësisë të premten se njoftoi numri i përgjithshëm i të sëmurëve me Covid-19 në vend është 7.609.783 dhe numri total i të vdekurve nga kjo sëmundje ka arritur në 146.155.  

Tags