May 13, 2023 07:53 Europe/Tirane
  •  The Economist: Kostoja e lartë e energjisë në Evropë pati më shumë viktima sesa epidemia e Corona

Çmimet e larta të energjisë në Evropë dimrin e kaluar lanë më shumë viktima sesa epidemia e Corona në këtë kontinent.

Krahas rritjes së numrit të viktimave, kriza energjetike ka shkaktuar humbjen e miliona vendeve të punës në Bashkimin Evropian.   Duket se në kontinentin europian janë shfaqur shenjat e pasojave të luftës në Ukrainë, e cila u bë arsyetim për vendosjen e sanksioneve nga Perëndimi ndaj Moskës. Sipas raportit të IRNA të premten, botimi britanik The Economist në një raport shkroi: Numri i viktimave në Evropë për shkak të normave të larta të energjisë vitin e kaluar ishte më i lartë se sa pritej, madje edhe më i lartë se numri i viktimave nga Corona. Kjo reviste ekonomike njoftoi se statistikat tregojnë se midis 28 vendeve evropiane, 149,000 njerëz vdiqën midis nëntorit 2022 dhe shkurtit 2023, më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Sipas raportit të këtij publikimi, dimrin e kaluar nga Covid-19 kanë humbur jetën afro 60 mijë persona, ndërsa rënia në një shkallë të madhe e temperaturës mesatare ka sjellë një rritje prej 2.2% të vdekjeve. The Economist kishte parashikuar më parë se rritja e çmimit të energjisë elektrike nëntorin e kaluar mund të vriste nga 22,000 deri në 138,000 njerëz dhe duket se ky parashikim ishte i saktë. Sipas Economist, vendet me shkallën më të lartë të vdekjeve kanë përjetuar rritjen më të lartë të kostove të karburantit.

Tags